Xhudistja, Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Europës

Majlinda Kelmendi është Kampione Evrope në "Xhudo" për të rritura në peshën 52 kg.Ajo ka arritur një tjetër sukses të madh për veten dhe vendin e saj. Majlinda u shpall kampione në kuadër të Evropianit, që po zhvillohet në Montpelje të Francës.Majlinda ka fituar medaljen e saj të parë të kampiones në një ngjarje të tillë. Kjo është medalje e saj e dytë madhore, pas titullit botëror të fituar vitin e kaluar në Brazil. Majlinda Kelmendi ia ka shndritur fytyrën Kosovës edhe njëherë.Kelmendi triumfoi në kategorinë e saj -52 kg, ndërsa mori medaljen e saj të parë të artë në një Evropian. Majlinda u tregua më e suksesshme se rusja, Natalia Kuziutina, në finale.Kelmendi ka qenë në formë gjatë gjithë vitit, ndërsa kishte marrë dy medalje të arta në Samsun të Turqisë dhe në Paris.