Angli / Steven Gerard do t'i presë flokët tifozit kosovar
Kjo është ngjarja e pazakontë e tifozit kosovar të Liverpool, Ukë Krasniqi.Djaloshi nga Kosova, tifoz i çmendur i Liverpool në Angli, i ka vënë vetes një objektiv të cilin ka arritur ta mbajë për plot 11 vjet.Ka qenë viti 2003 kur Liverpool fitonte për herë të fundit një trofe, dhe që në atë kohë, Ukë Krasniqi ka bërë një betim: Nuk do të presë flokët deri sa Liverpool të fitojë "Premier League"Mesa duket ka ardhur momenti pasi ekipi i Liverpool udhëheq i vetëm tabelën e klasifikimit në kampionatin anglez me 80 pikë dhe është shkëputur nga ndjeksit .Kanali televiziv "Channel 4" do të organizojë një surprizë shumë të bukur për Ukë Krasniqin duke përfshirë dhe kapitenin e Liverpool, Steven Gerard. Do të jetë pikërisht kapiteni ai i cili do t'i presë flokët tifozit kosovar duke u kthyer për një moment në rolin e "berberit"Një moment që pritet të ndodhë shumë shpejt, dhe do të jetë diçka interesante për t'u parë.[youtube http://www.youtube.com/watch?v=W3zxfZKTc_s?rel=0&w=420&h=315]