Juventus ndalet nga Benfika... takimi i parë përfundon 2-1

Sfida për gjysëmfinalet e Europa League ku Juventus luante në transfertën e vështirë të Benfikës ka përfunduar me fitoren e vendasve.Të besuarit e Contes kanë si objektiv trofeun e këtij kompeticioni dhe do të përpiqen që tja dalin ta fitojnë, por më parë duhet të kthejnë rezultatin e sotëm, pasi Benfika fitoi 2-1.Benfika është ekipi i cili ka luajtur shumë mirë deri në këtë fazë dhe këtë gjë ka bërë dhe sot pavaresisht se luante përballë Juventusit.Menjëhere sapo ka nisur sfida, Garay për Benfikën në minutën e 02 ka shënuar gol duke kaluar të tijët në avantazh.Në pjesën e dytë Tevez për Juventusin ka arritur të barazojë rrezultatin duke çuar shifrat në 1-1. Gëzimi për Juventus nuk zgjati shumë, 10 minuta më vonë, Lima kalon përsëri Benfikën në avantazh duke vulosur përfunimisht këtë takim në shifrat 2-1.Gjithçka ngelet e hapur për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet pas një jave në "Juventus Stadium"Benfika - Juventus 2-1 (Garay 02' Lima 84' , Tevez 73'  )