Roland Kuman dëshiron stolin e Barcelonës

Ish-futbollisti i kombëtares së Hollandës, aktualisht trajneri i ekipit hollandez Waalwijk, ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjej negativisht një oferte nga ish-klubi i tij për drejtimin e ekipit.Klubi i Barcelonës po mendon që në sezonin e ardhshëm të zëvendësojë trajnerin Gerardo Martino për shkak të rezultateve të dobta në këtë sezonHolandezi Kuman, i cili ka deklaruar se në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Waalwijk , është pyetur nga mediat nëse do të dëshironte të vihej në drejtimin e katalanasve.Ai është shprehur se do ta merrte përsipër me shumë kënaqësi një detyrë të tillë, por klubi blaugrana nuk e ka kontaktuar atë në asnjë moment.