Hugo Loris akuzon shokët e ekipit për mosimpenjim maksimal

Portieri francez i Totenhemit ka folur në lidhje me mosarritjen e objektivit “vendi i 4-t” nga ana e ekipit ku ai bën pjesë.Loris ka shënjestruar një pjesë të shokëve të tij të ekipit duke thënë se ata nuk treguan vlerat e tyre të vërteta këtë sezon duke mos justifikuar investimin që klubi bëri për ta.Ai është shprehur se disa futbollistë nuk janë impenjuar ashtu siç duhet për të ndihmuar klubin të arrinte objektivat, ndaj kërkon nga ata që sezonin e ardhshëm mos të çojnë dëm punën e të tjerëve.Totenhemi aktualisht renditet në vend të 6, shumë larg objektivit për tu renditur në katërshen e parë me vetëm 3 javë kampionat deri në mbyllje të sezonit.Mbas shitjes së Garet Bejl, Totenhemi shpenzoi 120 milion euro në merkaton verore por rezultatet nuk ishin ato të priturat çka sollën që në mes të sezonit ekipi të shkarkonte trajnerin Villas-Boas.