Murinjo në dilemë para dy takimeve që do të vendosin sezonin

Çelsi ndodhet para një momenti shumë kritik të sezonit. Brenda 4 ditëve blutë e Londrës lujnë dy takime me rëndësi shumë të madhe sa i përket ecurisë së tyre në dy kompeticionet më të rëndësishme ku ata marrin pjesë, kampionat dhe liga e kampionëve.Dëmtimet e Peter Çeh dhe Xhon Territ bashkë me pezullimet e Obi Mikel dhe Frenk Lampard e kanë vënë para një dileme të madhe trajnerin Murinjo.Duke qënë se për këto takime ai duhet të punojë me një grup të cunguar futbollistësh, Murinjo ka arritur në përfundimin se me ekipin që ka në dispozicion nuk mund t’i përballojë dot të dy kompeticionet.Ai po mendon që në takimin e fundjavës në kampionat përballë Liverpulit të aktivizojë një ekip eksperimental në mënyrë që t’i ruajë titullarët për takimin e kthimit ndaj Atletikos.Në rast të një fitoreje të Çelsit ndaj Liverpulit diferenca mes tyre do të shkonte në 2 pikë në favor të kryesuesve aktualë të kampionatit, pra blutë do të ishin sërish mbrapa dhe duke qënë se kanë ngelur vetëm 3 javë para fundit të kampionatit misioni “titull kampion” duket shumë i vështirë.Ndërkohë rrezikimi i titullarëve në fundjavë ndaj Liverpulit mund të vendoste në rrezik arritjen e finales së ligës së kampionëve, një objektiv që është shumë pranë realizimit.Vendimin përfundimtar Murinjo ia ka lënë në dorë presidentit të klubit Abramoviç, duke qënë se ai është i interesuari kryesor mbi arritjet e klubit.