Enis Gavazaj fiton Kupën e Belgjikës me Gent U21

Mesfushori kosovar, Enis Gavazaj i cili aktivizohet në Belgjikë me Gent ka arritur që së bashku me ekipin e tij të shpallen fitues se Kupës për të rinj.Gavazaj i cili është dhe pjesë e ekipi kombëtar Shpresa shihet si një talent nga drejtuesit e Gent dhe shpesh herë është grumbulluar edhe me ekipin e parë duke zhvilluar loja shumë të mira.Gent U21 u ndesh në finale përballë Lommel dhe arriti të fitonte me rezultatin 1-0 duke u shpallur dhe fituesja e Kupës.Kosovari Gavazaj edhe pse vetëm 20 vjeç, është një nga futbollistët më cilësorë tek ekipi i të rinjve dhe ky aktivitet mund të quhet i fundit pasi në vazhdim Gavazaj do të jetë pjesë e ekipit të parë të Gent.