Kukësi, Allmuça: Nuk ka dyshime...vendi i dytë na përket ne
Mesfushori i Kukësit, Igli Allmuça është i bindur se ai dhe shokët e tij të ekipit në fund të kampionatit do të kenë "blinduar"vendin e dytë dhe do të shpallen nënkampionë të Superligës.Ish-lojtari i Partizanit thotë se ndihet në formë dhe kjo gjendje e mirë e tij është treguar në të gjitha ndeshjet e fundit. ku ka treguar se është një nga futbollistët "kyç" të këtij ekipi.Allmuça është i bindur se ekipi i tij në fund do të ruajë vendin e dytë.“Ndeshja e së shtunës ndaj Lacit është e vështirë për ne, pasi kundështari luan bukur dhe të ve ne rrezik, por do të jemi ne ata që do të triumfojmë.Ne po përgatitemi dhe do luftojmë deri në sekondën e fundit për të dalë triumfues në këtë takim dhe për të “blinduar” vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Më pas të shohim sesi do rrjedhin ngjarjet në vazhdim". - ka mbyllur Allmuça