Skënderbeu, Muzaka i rikthehet grupit, do të jetë në fushë ndaj Teutës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2014, 17:10
Mesfushori i Skënderbeut, Gjergji Muzaka ka kaluar dëmtimin e pësuar dhe nesër përballë Teutës pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë.Muzaka mungoi ndeshjen e fundit në kampionat kundër Besës pasi pësoi një dëmtim të lehtë gjatë stervitjes i cili e la atë pushim javën e kaluar.Rikthimi i Muzakës ka qetësuar disi dhe trajnerin Mirel Josa i cili duhet të bënte llogaritë nga e para për mesfushorët e krahut. Muzaka do të zerë kështu pozicionin e tij në krahun e djathtë të mësfushës duke bërë që Skënderbeu t'i rikthehet skëmës që ka luajtur gjithmonë.Korçarët luajnë nesër në Durrës një sfidë delikate ku humbja do t'i hapte punë për çështjen "titull". Rikthimi i Muzakës ka plotësuar dhe grupin i cili ndaj Teutës do të jetë i plotë.