Ernest Gjoka: Do të beheshim egoistë nëse mendojmë që tani për merkaton

Trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka u bën thirje të tijëve për të dhënë maksimumin në pjesën e ndeshjeve që kanë mbetur për këtë vit."Duhet të jemi shumë të vëmendshëm si në llogari ashtu edhe në veprime. Javët e ardhshme i shikoj si finale, ndaj dhe kërkoj të jepni maksimumin.Nuk kam menduar asnjëherë të vetme për merkaton. Ky Flamurtar ka një grup aktual dhe të gjithëve na del për detyrë të sigurojmë mbijetesën, pasi i kemi të gjitha kapacitetet.Nuk kemi kontaktuar me asnjë lojtar. Ato emra që fliten, ngelen në kuadrin e thashethemeve, pasi ka një tendencë për të qetësinë e ekipit”, – deklaroi GjokaFlamurtari e ka pushim këtë javë pasi kalendari i rezervon Bylisin e cila ka zbritur një kategori më poshtë, dhe si rrjedhojë Flamurtari i ka 3 pikë të sigurta në tavolinë.