Vllaznia gati për ndeshjen me Tiranën... Bushiç: Për golat mendoj unë
Vllaznia u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe është gati për sfidën e rëndësishmë kundër Tiranës.Shkodranët udhëtojnë nesër në kryeqytet për tu përballur me Tiranën në "Qemal Stafa" për javën e 30-të të Superligës Shqiptare.Trajneri Haxhiosmanoviç do të ketë në dispozicion pothuajse të gjithë lojtarët dhe në këtë ndeshje do të ketë luksin të përzgjedhë më të mirët.Golashënuesi më i mirë i Vllazninsë me plot 12 gola, kroati Timoslav Bushiç ka dhënë një deklaratë të shkurtër, ne përfundim të stërvitjes së fundit."Kam dëgjuar se ndeshja Tirana - Vllaznia quhet ndryshe dhe "Derbi i Shqipërisë". Ne shkojmë në Tiranë pas një momënti të mirë dhe do të provojmë të mos ndalemi as në kryeqytet. Një fitore këtë jave do në na qetësonte së tepërmi dhe ne do ta tentojmë deri në fund. Kam bindje se Tiranës do t'i shënoj gol". - mbylli deklaratën BushiçNdeshja luhet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin "Qemal Stafa"