Itali / Garcia: Qëndroj tek Roma, për te ndërtuar një ekip të madh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2014, 14:56
Trajneri francez i Romës i shfaq besnikëri klubit të tij duke u treguar i gatshëm për të rinovuar kontratën dhe të vazhdojë të jetë në krye të stolit të Romës edhe për shumë vite të tjera."Jam shumë mirë tek Roma, jemi një ekip në ndërtim e sipër. Sivjet kemi zhvilluar një kampionat shumë të mirë duke mbajtur me meritë vendin e dytë.Roma ka një plan afatgjatë për të ardhmen dhe unë e shoh veten pjesë të këtij plani. Jemi duke menduar për të firmosur kontratën e bashkëpunimit dhe besoj shumë shpejt do të vijë dhe firma.Unë do të qëndroj tek ky ekip për të ndërtuar një skuadër të madhe e cila do të jetë e denjë të konkurojë pa frikë në çdo kompeticion- e mbylli deklaratën e tij Garcia