Durrsakët duan vendin e katërt, sytë nga Kukësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2014, 14:31
Ekipi i Teutës do të përpiqet të "luftojë" deri në javën e fundit për të arritur vendin e katërt në Kampionat i cili mund t'i mundësonte një pjesmarje në Kupat e Europës.Durrsakët bëjnë tifo që kuksianët ta fitojnë Kupën e Shqipërisë, por nga ana tjetër u duhet që të parakalojnë Laçin dhe të kapin vendin e katërt.Për ironi të fatit, ata janë të detyruar të bëjnë tifo pikërisht për Kukësin, skuadrën që i skualifikoi në gjysmëfinalen e Kupës. Këtë javë Kukësi pret në shtëpi Laçin i cili është rival direkt i Teutës në "luftën" për vendin e katërt dhe në këtë ndeshje ata duan që të fitojë Kukësi.Kanë mbetur edhe 4 javë për tu luajtur nga Supelriga Shqiptare dhe pjesmarja në Kupat e Europës mbetet ende e hapur deri në përfundim.