Vangjel Mile firmos në Finlandë me PK 35 Vantaa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2014, 12:32
Sulmuesi beratas, Vangjel Mile ka nënshkruar kontratë me klubin finlandez i cili militon në kategorinë e dytë, PK 35 Vantaa.Mile para se të kalonte në Finlandë, ishte pjesë e ekipit të Bylisit por ky ekip u rrëzua automatikisht në kategorinë e para nga Komisioni i Disiplinës dhe Mile gjeti mundësinë e tij më të mirë për të vazhduar karrierën.Edhe pse në një moshë jo shumë të re, beratasi arriti të firmoste me nje ekip jashtë Shqipërisë.