Mjafton Benzema, Reali mposht Bayernin në "Bernabeu"

Mbyllet në "Santiago Bernabeu" supersfida midis Real Madrid dhe Bayern  me fitoren e Realit.Ndeshja ishte e vlefshme për gjysëmfinalet e Champions League.Të besuarit e Ançelotit kanë arritur të marrin një fitore e cila u jep qetësi. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Benzema në min e 19.Pas golit të shënuar, Madrilenët e kanë marre akoma më shumë veten duke sulmuar dhe duke shpërdoruar disa raste të pastra.Ronaldo nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë duke humbur një rast ideal për ta çuar ekipin në avantazhin e dy golave. Portugezi luajti vetëm 65 minuta për t'i lënë vendin më pas Gareth Bejl.Bayerni nga ana tjetër ka bërë një ndeshje jo të mirë duke qenë e paqartë në ndërtimin e aksioneve. Ribery dhe Roben kanë qëndruar në hije, sidomos francezi i cili u mbulua mjaft mirë nga mbrojtësat e Realit.Ndeshja e sotme le gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit e cila do të luhet pas 1 jave në "Alianz Arena" në Gjermani.[gallery ids="229441,229443,229444"]