NBA: Indiana Pacers fiton garën 2

Sezoni i NBA ka hyrë në fazën e tij më kulminante. Pasi kanë përfunduar takimet e sezonit të rregullt tashmë janë duke u zhvilluar ndeshjet play-off.Një nga favoritet e trofeut final, Indiana Pacers, pasi humbën ndeshjen e tyre të parë ndaj Atlanta Hawks, kanë arritur të baraspeshojnë gjithçka në garën 2.Të udhëhequr nga Paul George dhe Lance Stephenson, Pacers kanë mposhtur 101-85 Atlantën duke cuar rezultatin e serisë në 1-1.Në ndeshjet e tjera Toronto Raptors ka mposhtur Brooklyn Nets 100-95. Për këta të fundit nuk ka mjaftuar loja e mirë e Joe Johnson dhe Deron Williams për të ndalur ekipin kanadez.Ndërkohë vazhdon periudha e vështirë e Chicago Bulls të cilët kanë humbur dhe ndeshjen e dytë ndaj Ëashington me rezultatin 99-101.Pa yllin e tyre Derrick Rose duket se për Bulls aventura e play-off do përfundojë këtu.