Suarez: Do t`ia gjejmë dobësitë Argjentinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 13:48
Sulmuesi i Uruguait, Luis Suarez, beson se ekipi i tij do të ketë një sfidë të vështirë të premten kundër Argjentinës.“Ne nuk po kalojmë nëpër një periudhë të shkëlqyeshme për momentin, dhe Argjentina është përmirësuar shumë që kur ne për të fundit herë jemi përballur me ta”.“Ne duhet t`i shfrytëzojmë dobësitë e tyre në mbrojtje. Ne kemi kuptuar se nuk mund të bëjmë gabime në mbrojtje, pasi ata nuk do të na tregojnë mëshirë. Por ne kemi potencial në sulm për t`i goditur ata”, ka thënë Suarez.