Busquets pezullohet për dy ndeshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 13:42
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e Sergio Busquets në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Celtic.UEFA ka vendosur ta pezullojë mesfushorin për dy ndeshje pas përjashtimit të tij me karton të kuq në ndeshjen ndaj Benficas javën e kaluar.Spanjolli u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq nga gjyqtari turk Cuneyt Cakir pasi supozohet se kishte goditur një kundërshtar në fitoren 2-0 të Barcës.Trupi Kontrollues dhe Disiplinor i UEFA-së ka parë rastin dhe ka marrë vendimin ta pezullojë atë për dy ndeshjet e radhës, të dyja kundër Celtic.