Albiol:Casillas e meriton Topin e Artë

Iker Casillas është portieri më i mirë në botë dhe ai e meriton Topin e Artë për angazhimet e tij me Real Madridin dhe Spanjën. Kështu ka deklaruar mbrojtësi i Los Blancos, Raul Albiol.“Casillas është portieri më i mirë në botë, ai është lojtari më i mirë të cilin do ta dojë ta kesh në skuadër”.“Ai është më i miri në botë dhe na ka shpëtuar disa herë. Do ta vendosja Casillasin në listën e kandidatëve për Topin e Artë. Ai e ka fituar La Ligan dhe Kampionatin Evropian këtë vit dhe mendoj se ka qenë thelbësor për Real Madridin”.“Është e pazakontë që ta fitojë një portier, por për mua ai është në listë”, ka theksuar Albiol.