Schuster: Falcao, në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Bernd Schuster thotë se Radamel Falcao është në të njëjtin nivel me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.Sulmuesi kolumbian ka bërë një varg të paraqitjeve impresive në muajt e fundit dhe është duke rivalizuar yllin e Barcelonës dhe atë të Realit për titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin spanjoll.Dhe, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Real Madridit, Schuster, beson se kolumbiani mund të krahasohet me dy yjet më mëdha të futbollit spanjoll.“Për momentin kolumbiani është si Messi dhe Cristiano. Ata janë nga një planet tjetër”, ka thënë gjermani për Marca.Schuster kishte veshur edhe fanellën e Atletico Madrid nga viti 1990 deri në vitin 1993.