Di Matteo: Gara për titull fillon në fund të vitit

Menaxheri i Chelseat, Roberto di Matteo, i ka porositur tifozët të presin deri në Krishtlindje para se të diskutojnë shanset e tyre për titull.“Ne mund të përballemi me të. Secilën herë që luajmë në shtëpi, tifozët kanë pritje të mëdha nga ne. Kjo nuk më shqetëson, ne mund të jetojmë me këtë lloj presioni”.“Por, është shumë herët të bëhet ndonjë vlerësim sa i takon ligës. Ne kemi disa ndeshje të mëdha në radhë kundër Spurs dhe Manchester United”.“Ne nuk flasim për të fituar titullin për momentin. Ne duhet të presim deri në Krishtlindje, kur do të luajmë gjysmën e ndeshjeve, dhe pastaj do të kemi një ide më të mirë se ku qëndrojmë dhe sa të mirë jemi”, ka thënë italiani.