Prandelli:Balotelli të dëshmojë se mund të bëhet kampion
Përzgjedhësi i Italisë, Cesare Prandelli, e ka vënë në dyshim përkushtimin e Mario Balotellit te kombëtarja dhe ka kërkuar nga ai që të dëshmojë nëse mund të bëhet kampion.Sulmuesi i Manchester Cityt mungoi në dy ndeshjet e para kualifikuese të Azzurrëve për Kampionatin Botëror 2014, ndaj Bullgarisë (barazim) dhe ndaj Maltës (fitore), për shkak të ndërhyrjes kirurgjike në sy.Mirëpo, tani 22-vjeçari është përfshirë në listën prej 27 futbollistëve që do të luajnë ndaj Armenisë dhe Danimarkës, ndërsa trajneri shpreson që SuperMario të dëshmojë kualitetin e tij.“E pranoj se jam nervozuar me vendimin e Balotellit që t`i nënshtrohet operacionit në sy në javën kur zhvilloheshin dy ndeshjet e Italisë”.“E kam ftuar për t`u përpjekur dhe vlerësuar nëse dëshiron të bëhet një kampion”, u ka thënë Prandelli gazetarëve.