Bolt premton mbrojtjen e titujve edhe në Rio
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 12:52
Atleti i njohur Usain Bolt ka thënë se planifikon që të mbrojë kurorën e tij olimpike në 100 dhe 200 metra në lojërat e ardhshme Olimpike që do të mbahen në vitin 2016 në Rio de Janeiro.Bolt, i cili i ka mbajtur këta dy tituj dhe gjithashtu edhe titullin në 4x100 metra në Lojërat Olimpike që u mbajtën sivjet në Londër, ka thënë se ai është duke e konsideruar mundësinë e ndërrimit të ktyre kategorive të garimit me kategorinë “kërcim së gjati”.“Unë vetëm do t`i mbroj titujt e mi për t`i treguar botës së ekziston mundësia që unë mund ta bëjë atë gjë sërish”, ka thënë 26 vjeçari, i cili gjithashtu mban rekorde botërore në kategoritë 100 dhe 200 metra.