Ancelotti: Barazimi nuk është rezultat i keq

Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, mendon se lojtarët e tij nuk ishin në formën më të mirë gjatë derbit të mbrëmshëm përballë Olympique Marseille.PSG barazoi 2-2 në fushë të Marseille, që vazhdën të mbajë kreun e tabelës, me dy gola të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic, ndërsa dy për rivalët i shënoi Andre Pierre Gignac“Ne nuk kemi luajtur me intensitetin më të madh, e pranoj. Ne mund të kishim luajtur më me intensitet, por ne harxhuam shumë energji në ndeshjen e të mërkurës dhe udhëtimin në Portugali”.“Ne nuk bëmë një ndeshje të shkëlqyeshme, është e vërtetë. Ne duhet të kishim ushtruar një kontroll më të mirë dhe duhet të ishim përpjekur të shënojmë sërish pasi kaluam në epërsi”, ka thënë italiani.