Roma mposht Atalantan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 12:21
Me rezultat prej 2-0, Roma e ka mposhtur Atalantan duke regjistruar fitoren e tretë të sezonit në Serie A.Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Giallorossët arkëtuan tri pikë të plota në Olimpico.Erik Lamela shënoi në pjesën e parë (30’), ndërsa Michael Bradley realizoi në gjysmën e dytë (63’).Roma aktualisht pozicionohet në vend të pestë me 11 pikë, pas tri fitoresh, dy barazimesh dhe dy humbjesh.