Pique nuk luan në "El Clasico"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2012, 12:17
Barcelona ka konfirmuar se Gerard Pique do të mungojë në superndeshjen e të dielës mbrëma, pasi nuk ka arritur të rikuperohet nga dëmtimi.Mbrojtësi spanjoll u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Spartak Moskës (19 shtator) dhe është angazhuar maksimalisht që të luante kundër Real Madridit.Mirëpo, edhe pse është kthyer në stërvitje, ai nuk ka mundur të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe.Pritet që Javier Mascherano dhe Alex Song të luajnë në qendër të mbrojtjes.