De Jong: Skuadra nuk ka përvojë

Mesfushori i Milanit, Nigel de Jong, mendon se mungesa e përvojës është faktori kryesor i fillimit të keq të Rossonerëve në sezonin 2012/2013.“Mendoj se kryesisht problemet tona sillen rreth mungesës së përvojës. Kjo është një skuadër shumë e re dhe shumë lojtarë kanë qëndruar në bankën rezervë në sezonin e kaluar”.“Unë jam një fitues dhe gjithmonë dua të fitoj. Është mentaliteti im dhe është më shumë se vetëm fjalë. Unë flas shumë në fushë me bashkëlojtarët e mi, por ato janë ide të qarta dhe të pastra, sepse futbolli është një gjuhë universale”.“Ku mund ta fitojmë derbin? Në mesfushë, sikur në çdo ndeshje të madhe. Zakonisht nëse merr kontrollin në mes të fushës, atëherë mund të zhvillosh lojë më të mirë”, ka deklaruar De Jong për Corriere dello Sport.