Seria A, numra rekord këtë sezon

Numra rekord që nuk shihen që nga kthimi me 20 skuadra në vitin 2005.

Seria A ka fituar disa kampionë si Karlos Tevez i Juventusit apo napoletani Higuain dhe 6 gola janë një sinonim i spektaklit. 280 gola janë shënuar deri tani në 70 ndeshjet që janë zhvilluar në 7 javë, me një mesatare prej 2.97 gola në një ndeshje.

Mes Jueventusit dhe Napolit në luftën për titullin është edhe surpriza, Roma e Rudi Garsias. Verdhekuqtë e kapitenit Totti por jo vetëm, edhe të sulmuesit Xhervinjo dhe e ish lojtarit të Fiorentinës, Ljajiç. Në Serinë A është e vërtetë që këtë sezon ka shumë të huaj, por është gjithashtu e vërtetë se mes tyre ka edhe shumë kualitet. Argjentinasi 20-vjeçar Tubo po bën të ëndërrojë Verona.

Të rinjtë janë konfirmuar dhe janë Ikardi dhe Alvarez të Inter. Çerçi është në ditët e tij më të mira te Torino, ndërsa lojtari ka kartonin e të cilit e ka Juventusi, Zaza ka bërë golin më të papritur deri tani duke i shënuar Napolit.

Nuk mund të mos flasim dhe për lojtarët që ka rikonfirmuar pritshmërit si Di natale, Baloteli dhe Pandev dhe nuk duhet harruar as rikthimi në formë pas shumë kohës i Pepito Rosit. Dhe në fund është heroi i Romës Balzareti që firmosi një firmë në derbi ndaj Lacios.