Valdez: Koha ime tek barcelona ka përfunduar

Victor Valdes edhe një herë ka përsëritur qëndrimin e tij se ai verën tjetër do të largohet nga Barcelona, duke sqaruar se koha e tij në “Camp Nou” ka përfunduar.Portieri spanjoll në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i ri dhe gjatë verës ai kishte bërë të ditur se nuk do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës.Një numër i lojtarëve të Barçës, përfshirë mesfushorin Andres Iniesta, publikisht ka theksuar se ka tentuar të bind Valdesin që të ndryshojë mendje dhe të qëndrojë në Kataluni, por 31 vjeçari ka thënë se është i vendosur të largohet nga Spanja."Koha ime këtu ka përfunduar. Ata më ofruan mundësinë që të vazhdoj kontratën por unë tashmë kam vendosur. Jam duke kërkuar sfida të reja. Dua të luaj në një ligë tjetër dhe së bashku me familjen time të jem në një vend tjetër", ka theksuar Valdes.Valdes, produkt i akademisë së Barcelonës, ka kaluar gjithë karrierën e tij profesionale në “Camp Nou”.