Tottenham e Real Madrid kërkojnë Pirlon
Andrea Pirlo është gjithnjë e më larg Juventusit dhe ekipet në Spanjë e Angli po presin me padurim zhvillimet mbi lojtarin, që do të ishte një kualitet i padiskutueshëm për çdo skuadër. Mesfushori i përfaqësueses italiane është në përfundim kontrate si dhe së fundi përflitet për prishje të marrdhënieve me bardhezinjtë.Sipas “Daily Mail”, mund të përfundojë tek Tottenham nën urdhërat e Villas Boas, por në orët e fundit ka bërë përpara edhe Real Madrid. Carlo Ancelotti do të ishte i lumtur të kishte sërish në skuadër një prej lojtarëve të tij të preferuar e duke qenë se operacioni do të jetë me parametra zero, është e mundshme që "Merengues" të bëjnë gjithçka për ta marrë Pirlon në “Santiago Bernabeu”. Për më tepër, Juventus po interesohet për Xabi Alonson, edhe ai larg planeve të Madrid dhe një shkëmbim i mundshëm do ta bënte më të lehtë këtë operacion.Kontrata 3-vjeçare e mesfushorit me bardhezinjtë përfundon në qershor të këtij viti, por duket se rinovimi do të mbetet vetëm në tentativë dhe në fund Juventus do ta humbasë Pirlon ashtu siç edhe e mori nga Milan - me parametra zero.Andrea Pirlo është gjithnjë e më larg Juventusit dhe ekipet në Spanjë e Angli po presin me padurim zhvillimet mbi lojtarin, që do të ishte një kualitet i padiskutueshëm për çdo skuadër. Mesfushori i përfaqësueses italiane është në përfundim kontrate si dhe së fundi përflitet për prishje të marrdhënieve me bardhezinjtë.Sipas “Daily Mail”, mund të përfundojë tek Tottenham nën urdhërat e Villas Boas, por në orët e fundit ka bërë përpara edhe Real Madrid. Carlo Ancelotti do të ishte i lumtur të kishte sërish në skuadër një prej lojtarëve të tij të preferuar e duke qenë se operacioni do të jetë me parametra zero, është e mundshme që "Merengues" të bëjnë gjithçka për ta marrë Pirlon në “Santiago Bernabeu”. Për më tepër, Juventus po interesohet për Xabi Alonson, edhe ai larg planeve të Madrid dhe një shkëmbim i mundshëm do ta bënte më të lehtë këtë operacion.Kontrata 3-vjeçare e mesfushorit me bardhezinjtë përfundon në qershor të këtij viti, por duket se rinovimi do të mbetet vetëm në tentativë dhe në fund Juventus do ta humbasë Pirlon ashtu siç edhe e mori nga Milan - me parametra zero.