Adil Rami te Milan?

Francezi i Valencias Adil Rami ka arritur marrëveshjen me kuqezinjtë për të luajtur në Itali si i huazuar dhe mund të blihet përfundimisht nga Milani për 7 milionë euro në fund të sezonit.Lojtari i kombëtares franceze do të nisë të luajë me skuadrën e drejtuar nga Massimiliano Allegri nga muaji janar edhe pse mund të stërvitet me shokët e rinj që nga java e ardhshme pas mosmarrëveshjeve që ka me drejtuesit e klubit spanjoll, mosmarrëveshje që e bëjnë të pamundur qëndrimin e tij në Spanjë.Kuqezinjtë kanë arritur në kohë të gjejë akordin me presidentin e Valencias Amedeo Salvio për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe të drejtën e blerjes së plotë gjatë merkatos së verës.Tashmë pritet që Adil Rami të veshë fanellën e "Djallit" në janar duke mbyllur kështu edhe një prej problemeve më të mëdha të Milan përsa i përket fazës mbrojtëse.27-vjeçari është lënë jashtë skuadrës së parë të Valencias që nga shtatori pasi ka ofenduar trajnerin Djukic dhe marrëdhënia mes tyre nuk është qetësuar aspak me kalimin e kohës. Për francezin interesohej edhe Roma, tekniku i së cilës Rudi Garcia e ka patur lojtarin e tij gjatë kohës kur drejtonte Lille.