Lillo:Barcelona do ta posedojë sërish topin

E gjithë bota do t`i ketë sytë në Camp Nou sot në mbrëmje, ku ndeshen Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa ish-trajneri i Almerias dhe Real Sociedadit, Juanma Lillo, thotë se Blaugranët nuk kanë nevojë ta ndryshojnë stilin e tyre të lojës dhe se, si gjithmonë, ata do të dominojnë me posedimin e topit.“Ju pëlqen ose jo, e dini se Barcelona do ta mbajë topin, prandaj Madridi duhet të zgjedhë se çfarë do të bëjë në mënyrë që ta dëmtojë Barcelonën”.“Ose ata do të duhet të zgjedhin çfarë të bëjnë që Barcelona t`i dëmtojë sa më pak”, ka thënë Lillo për Goal.com.