Murinjo: Ndëshkoni simuluesit si Nejmar dhe Balotelli
Trajneri i Çelsit, Zhoze Murinjo, ka kritikuar organet e UEFA-s për shkak të dënimeve që ata u japin trajnerëve, vetëm për shkak të ndonjë proteste, ndwrsa nuk ndërmarrin asnjë masw ndaj futbollistëve simulues, që hidhen si në pishinë në fushën e blertë duke kërkuar të mashtrojnë gjyqtarin.Mes simulatorëve në shënjestrën e trajnerit të Çelsit përfunduan sulmuesit e Barcelonës dhe Milanit, Nejmar dhe Balotelli, të cilëve nuk ngurroi t'ua përmendë drejtëpërdrejtë emrin."Është e qartë se në Ligën e Kampionëve ekziston kultura e hedhjes në pishinë. E pamë me Nejmar në ndeshjen me Seltikun dhe me Balotelin në Amsterdam kundër Ajaksit. Njëra skuadër mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të Braunit, ndërsa një tjetër u penalizua me një penallti kundër në minutat e fundit. Këto episode më bëjnë të trishtohem dhe shqetësohem pasi edhe unë garoj në Ligën e Kampionëve. Shikoni, trajneri i Borusisë së Dortmundit, Jurgen Klop, u pezullua për dy ndeshje pasi foli me gjyqtarin e katërt. Çfarë mund të thuhet për Nejmarin dhe Balotellin dhe simulimet e tyre? Kjo është një çështje që u takon autoriteteve futbollistike. Unë nuk jam askushi. Thjesht mund të jap mendimin tim modest. Nëse nuk ndërhyhet atëherë këta futbollistë do t'i përsërisin gjestet e tyre simuluese edhe javën e ardhshme".Murinjo nuk harroi të sjellë në kujtesë episode të së kaluarës në të cilat ai është treguar kritik dhe i ashpër me futbollistët e tij pasi ata ishin bërë protagonistë të ndonjë gjesti jo shumë të ndershëm në fushë, duke cituar Drogban dhe Robenin."Sigurisht lojtarët e mi e dinë që kanë një problem me mua nëse simulojnë. Kam thënë gjithmonë se këtë e urrej, është diçka e gabuar. Të kërkosh kontaktin me një futbollist tjetër për të parë që ndëshkohet me kartonin e kuq është një turp".