Suarez: Sturridge, shoku ideal në sulm

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez, ka deklaruar se partneriteti i tij me Daniel Sturridge është shumë i mirë dhe se pret që ata ta kthejnë klubin nga Anfield në Ligën e Kampionëve. Dyshja ka formuar një partneritet shumë të mirë që prej kalimit të Sturridge nga Chelsea dhe tani duket se urguaiani është përshtatur shumë mirë me anglezin."A do të doja të luaja Ozilin te Arsenali? Më pëlqen të luaj me Gerrardin te Liverpooli. Ne luajmë për fanellën e Liverpoolit dhe ne tentojmë të bëjmë më të mirën për ekipin, jo për mua, ose atë. Kur keni një sulmues të madh sikurse Daniel Sturridge, atëherë është vërtet kënaqësi. Ai tenton të bëjë më të mirën për ekipin dhe ai bën më të mirën kur luan me mua".Më pas ai foli edhe për  vitin e  kaluar ku skuadra nuk mundi të tregojë vlerat e saj."Sezonin e kaluar ne nuk kemi luajtur shumë mirë dhe këtë vit do të jetë ndryshe. Nëse qëndrojmë me stilin e njëjtë të futbollit dhe tentojmë t'i fitojmë ndeshjet, atëherë mund të arrijmë në katërshen më të mirë të renditjes"Lusi Surez deri tani ka luajtur 99 ndeshje me Liverpulin dhe ka shënuar 54 gola duke qenë një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës.