"La Liga", harrjeni orën 22:00, "El Classico" në 18:00

Lamtumirë ndeshje të orës 22:00! Në Spanjë po mendojnë të kthejnë mbrapsht një vendim të marrë nga Francisko Franco rreth 70 vjet më parë. Në atë kohë, Gjermania naziste e nxiti Francën t'i çonte akrepat e orës një orë para dhe të njëjtën gjë bëri edhe aleati iberik.Një vendim i tillë i kushtëzon spanjollët që të flenë një orë më pak dhe të mos japin rendimentin e duhur në shkollë dhe punë. Një përfundim i tillë ka dalë nga një raport i përpiluar nga një komision parlamentar i ngritur në Spanjë muajt e fundit.Sipas komisionit parlamentar të drejtuar nga Karmen Kuintanija, lëvizja e akrepave të orës 60 minuta prapa do të ketë një efekt pozitiv mbi popullatën, që ndryshe nga Britania e Madhe dhe Portugalia e programojnë ditën me një tjetër orar. Nëse do të errësohej më shpejt, atëherë punëdhënësit mund të rivendosnin orare pune si në Angli, që janë nga 9-17. Nga ky vendim do të përfitonin edhe futbollistët, të cilët nuk do të zbrisnin më në fushë në orën 22:00.Po-ja e parë ka ardhur nga Parlamenti spanjoll më 26 shtator. Karmen Kuintanija mund ta konsiderojë të përmbushur misionin. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi të dielën e fundit të tetorit.Federata Spanjolle e Futbollit e ka caktuar orarin e ndeshjet më të fortë në botë, asaj El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Për t'iu përshtatur 100 milionë personave, të cilët duan ta shohin në Kinë, Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, LFP e ka vendosur një orar të ri.Pra, El Clasico do të luhet më 26 tetor, duke filluar nga ora 18:00. Për Barcelonën, fitorja do të thoshte shumë, sepse do të shkëputej edhe më shumë ndaj rivalit Real Madrid. As Los Blancos nuk guxojnë të gabojnë, sepse humbja eventuale mund t'ju kushtojë shtrenjtë.