Gjithë Evropa pas Januzajt, e kërkon edhe Serbia

Adnan Januzaj është lojtari për të cilin po flet gjithë Evropa. Dy golat e shënuar ndaj Sunderlandit e quan në qiell talentin kosovar. Belgjika, Shqipëria, Turqia, Kroacia dhe së fundmi Anglia, e kanë shprehur interesimin që ta afrojnë në ekipet përkatëse kombëtare.Ndërkaq, në orët e fundit në garë është futur edhe Serbia, që e kërkon 18 vjeçarin në përfaqësuesen e saj. Kështu të paktën shkruan portali serb Kurir, sipas së cilit, serbët mund të mbështetën në autoritetin e mbrojtësit serb, Nemanja Vidic, që luan po ashtu për United, për ta bindur futbollistin nga Istogu që ta zgjedh përfaqësuesen serbe.Kurir e cek faktin se Januzaj e ka refuzuar Belgjikën disa herë, ndërsa shton se djaloshi nuk dëshiron të luajë as për Shqipërinë. Serbët e heqin qafe edhe konkurrencën e Turqisë dhe Kroacisë, ndërsa shtojnë se Januzaj nuk do të mund të luajë për Anglinë edhe 5 vjet, derisa ta marrë nënshtetësinë e këtij vendi.Prandaj, duke e pasur parasysh që Kosova nuk ka të drejt loje në arenën ndërkombëtare, Kurir konsideron se zgjidhja më e mirë për djaloshin e ri, që po krahasohet me Cristiano Ronaldon, është Serbia.