Bajerni feston kreun në "Oktoberfest"

Bashkëshortet, të dashurat dhe shumë birra.  Si zakonisht lojtarët e Bayern Munchen kanë marrë pjesë në ditët e festës së famshme të birrës "Oktoberfest".Shumë prej tyre kanë zgjedhur rrobat tradicionale bavareze, por megjithatë vëmendja më e madhe u përqëndrua tek shoqërueset e tyre.  Yjet e Bajernit kanë vizituar restorantet dhe ambientet ku festohet tradicionalisht për çdo vit "Oktorberfest"-i.Në ditën e fundit të kësaj feste, bavarezët shijuan birrën e freskët së bashku me bashkëshortet dhe fëmijët e tyre. Kjo festë tradicionale ka qenë e veçantë për "superblerjet" e reja, në veçanti për dy spanjollët Pep Guardiola dhe Tiago."Arkitekti" i Bajernit, Pep, ishte nën shoqërisë e gruas, ndërsa për t'u ndjerë akoma më shumë bavarez, ai kishte veshur edhe kostumin tradicional të kësaj feste. Në tavolinë ka qenë me krerët e Bajernit, Uli Hënesin, Rumenigen dhe Samerin.Edhe Xherdan Shaqiri ka marrë pjesë në edicionin e tij të dytë në festën tradicionale të Bavarisë, e njohur si "Octoberfest". Ylli kosovar me pasaportë zvicërane është veshur me veshjen tradicionale të kësaj feste.Mediat përsëri kanë shkruar "largësinë" e Shaqirit me alkoolin. Shaqiri është provokuar nga lojtarët e tjerë në humor për të konsumuar këtë festë birra, gjë të cilën Shaqiri e ka injoruar.