Hidhen në treg biletat e ndeshjes Shqipëri-Zvicër

Nga sot të gjithë Shqiptarët mund të blejnë biletat për takimin ndaj Zvicrës. Për të shmangur rrëmujën e shkaktuar sikurse në prag të sfidës ndaj Norvegjisë në qershor, këtë herë duket se janë marrë masa që gjërat të shkojnë normalisht.16179 bileta do të hidhen në treg, kësaj here me më shumë elementë sigurie pasi janë shtypur në një shtypshkronjë italiane që prodhon letra speciale si çeqe.5000 lekë kushton një biletë në tribunat e mbuluara (A dhe B), ndërsa ajo përkarshi (D2) e ka çmimin 3000 lekë. Tribunat anësore (D1, D3) kushtojnë 2000 lekë, kurse një biletë pas portave (tribunat C dhe E) kushton 500 lekë, transmeton Start.Biletat do të mund të gjenden te biletaria e stadiumit "Qemal Stafa" dhe te "Rruga e Barrikadave", apo siç quhet ndryshe biletaria e 9-katësheve. Këtë herë janë marr të gjitha masat për ta mos ta falsifikuar biletat.Përballja ndaj zviceranëve, e parafundit për eliminatoret e Kupës së Botës 2014, do të luhet të premten në orën 20:30.