Roma turpëron Interin, fiton dhe Napoli

Roma nuk ka ndërmendë të ndalet në marshimin e saj për të tupëruar çdo kundërshtar që i del përpara. Viktima e radhës ka qenë  Inter.Në takimin e zhvilluar në “San Siro” nuk ka pasur shumë histori, pasi verdhekuqtë vendosin diktatin e tyre vetëm në 45 minuta. Miqtë kalojnë në avantazh me anë të Totit që nga distanca lëshon një siluet që nuk i jep asnjë shans portierit slloven, Handnovic. Pas disa minutash Xhervinjo në hyrje të zonës, pengohet nga Pereira dhe për arbitrin ka penallti. Ky rast shkaktoi shumë polemika pasi lojtari i Romës ishte jashtë zone, gjithsesi Totti nga pika e bardhë nuk di të gabojë. Para se të shkonin skuadrat në pushim, Roma shënoi edhe një herë. Pas një kundërsulmi, Totti e dërgoi topin në drejtim të Kevin Strootman, i cili dha nëj assist te Alessandro Florenzi dhe 22-vjeçari shënoi në minutën e 44-të.Zikaltrit u përpoqën në fraksionin e dytë duke u munduar që të bënin diçka për tifozët e tyre, mirëpo përveç zotërimit të topit ishin të paaftë të shënonin. Verdhekuqtë vazhduan të ishin të rrezikshëm, ndërsa minutat e fundit i zhvilluan me një futbollist më pak në fushë pas përjashtimit të Federico Balzarettit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79-të. Edhe pas javës së shtatë, Roma vazhdon me rekordin e qindpërqindtë të fitoreve dhe numëron 21 pikë.Edhe Napoli ka bërë detyrën duke mposhtur thellë Livornon 4-0. Pandev hapi serinë e golave pas 4 minutash lojë ndërsa Inter dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë shënuan edhe Kalejon dhe hamshik.Napoli është në vend të dytë në tabelë me dy pike, me pikë të njëjta sa Juventusi por me një golaverazh më të mirë.