Reali fiton me "frymën e fundit"
Reali i Madridit është zgjuar në fund ndaj Levantes për të rrëmbyer 3 pikë të plota. Madrilenët u futën në fushë të përgjumur dhe vuajtën shumë gjatë pjesës së parë ndërsa Diego Lopez e ruajti të paprekur portën e tij.Me të nisur pjesa e dytë Cristiano Ronaldo goditi shtyllën, ndërsa nga ana tjetër Levante e dërgoi topin në rrjetë. Autori i golit ishte Baba Diawara, i cili kësaj radhe e mposhti Lopezin. Reagimi i galaktikëve mbretëror erdhi shumë shpejt. Pas një harkimi nga këndi të Di Marias, Sergio Ramos e barazoi rezultatin vetëm pas 4 minutash.Los Blancos vazhduan me rastet, sidomos me anë të Di Marias e Marcelos, por nuk ishin të saktë përpara portës. Kur po afrohej mbyllja e sfidës, Nabil El Zhar shënoi përsëri për ekipin vendas (86'), por Alvaro Morata arriti ta barazojë rezultatin (90'). Dhe, në minutat shtesë, Luka Modric dërgoi topin te këmbët e Cristiano Ronaldos, i cili bë hero i Mbretërve duke shënuar golin e fitores (90'+4).Real Madridi është i treti në tabelë me dy pikë prapa liderëve, Barcelona e Atletico Madrid, që nuk dinë të ndalen në këtë fillim sezoni duke marrë pikë të plota.