PSG fiton me dhjetë lojtarë, Monaco rrëmben 3 pikë
Paris Saint-Germaini ka arritur një fitore 2-1 ndaj Marsejës. Edhe pse në pjesën më të madhe të lojës skuadra e Blank luajti me 10 lojtarë, sërish Kampionët e Francës dolën me 3 pikë të plota.Gjysma e parë e parë e lojës ishte fantastike duke dhuruar plotë emocione. Në minutën e 31-të, Thiago Mota largohet me karton të kuq dhe i dhuron vendasve një 11-metërsh. Ayew e konverton në gol duke i dhuruar skuadrës së tij avantazhin. Miqtë reagojnë menjëherë dhe gjejnë rrugën e rrjetës me Maksuell që barazon rezultatin në minutën e 45-të.Edhe pse ishin me një lojtarë më pak në fushën e lojës, parizienët mundën të gjejnë golin e avantazhit në pjesën e dytë. Sërish u desh një penallti por këtë herë për miqtë. Autori i golit, Ayew shkaktoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar, Nga pika e bardhë Ibrahimoviç nuk di të gabojë. Suedezi i dhuroi një fitore të madhe skuadrës së tij, duke i dhënë dhe vendin e dytë në tabelë, me pikë të barabarta me Monakon.Monaco ka marrë pikë të plota përballë Saint Etienne duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Klubi i porsa ngjitur në Ligue 1 këtë edicion dhe që ka për synim të luftojë për titullin e Francës, kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Yannick Ferreira-Carrasco (15').Por në pjesën e dytë erdhi dhe reagimi i milionerëve, Romain Hamouma e barazoi rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Lucas Ariel Ocampos kur po afrohej fundi i takimit në minutën e 87-të.