Juventus vuan por fiton ndaj Milanit

Juventusi fiton derbin ndaj Milanit duke marr 3 pikët e radhës në Serinë A. Bardhezinjtë nuk janë më dominues dhe kanë humbur shumë nga shkëlqimi i dy viteve të fundit. Kjo në lojë, pasi në rezultate janë të ngjashëm, vuajnë më shumë por dalin me pikë të plota. Loja filloi vrullshëm për Milanin që kalon pas 20 sekondash në avantazh me Muntarin. Ky gol ishte i 6-ti radhazi që Juventusi pëson.Juventusi reagon menjëherë edhe hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit. Pas disa rasteve të njëpasnjëshme është Andrea Pirlo që ndëshkon ish-skaudrën e tij pas një goditje dënimi. Në minutat në vijim bardhezinjtë luajnë më mirë dhe pretendojnë edhe për një 11-metërsh me Tevez por që nuk e marrin.Fraksioni i dytë i lojës është thuajse i barabartë. Milani mbrohet shumë mirë dhe lë shumë pak hapësira për të rrezikuar portën e Abiatit. Konte vendos të ndryshojë diçka duke nxjerr Padoin dhe hedhur në fushë Pogba dhe Xhiovinkon. Menjëherë shtatëshkuti i Zonjës së vjetër gjen rrjetën, madje edhe duke e çarë atë.Më pas Mekses ndëshkohet me të kuq, dhe thuajse nga i njëjti pozicion si në pjesën e pare, Pirlo këtë herë shënjestron pikën ku takohen shtylla me tranversën, ndërsa Kielini përfiton në rrëmujë për të shënuar golin e tretë. Sulley Ali Muntari i bëri dramatike minutat shtesë duke shënuar edhe golin e dytë personal në minutën e 90-të, por miqtë nuk patën fuqi ta shënonin edhe një gol.Kjo fitore e mban Juventusin në vendin e tretë në tabelë me pikë të barabarta me Napolin që është i dyti, ndërsa ka dy pikë më pak se lideri Roma. Nga ana tjetër, Milani numëron vetëm tetë pikë pas shtatë javësh dhe renditet i 12-ti. Në takimin tjetër të mbrëmjes së djeshme Fiorentina dhe lacio janë ndarë në një barazim të bardh. Në këtë takim luajti edhe Lorik Cana që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 60-të.