Barcelona dhe Atletiko nuk ndalen

Barcelona ka arritur të marr një fitore me përmbysje ndaj Levantes. Miqtë e nisën më mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 10-të me Javi Guerras. Pas katër minutash Alexis Sanchez barazoi rezultatin pas asistit të Tellos dhe me këto shifra skuadrat shkuan në pushim. Në fillim të fraksionit të dytë, Neymar përsëri dërgoi një top te Tello, ai dha një asist te Xavi dhe mjeshtri i mesfushës u regjistrua në listën e golashënuesve në minutën e 52-të.Alexis realizoi edhe golin e dytë personal (64') pas një aksioni mirë të organizuar të vendasve, ndërsa asistues i fundit ishte Neymar. Braziliani më në fund shënoi golin e merituar, kurse Sanchez ia ktheu favorin duke mos u treguar egoist në asnjë moment (70').Atletico Madridi ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme edhe në javën e tetë të La Ligas duke mposhtur Celta Vigon me rezultat 2-1. Në pjesën e parë, Diego Costa dështoi të shënonte nga pika e bardhë, por e përmirësoi gabimin e tij para se skuadrat të shkonin në pushim duke e zhbllokuar rezultatin në minutën e 43-të.I njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë të takimit në Vicente Calderon 61-të. Miqtë shënuan nga Santi Mina në minutën e 71-të golin e vetëm. Atletico Madridi renditet në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Barcelonën.