Vettel nuk ndalet, triumfon edhe në Kore
Dominimi i plotë i Sebastian Vettel njohu një kapitull të ri në garën e 14-të të sezonit, në Çmimin e Madh të Koresë së Jugut. Piloti gjerman, i nisur i pari nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, edhe pse distanca që ai krijoi me ndjekësit u shkurtua dy herë nga dalja e makinës së sigurisë, në aksidentet që përfshinë Webber dhe Perez.Spektakolare gara e Raikkonen, i nisur nga vendi i tetë, që si shpesh në këtë sezon zgjodhi një strategji me pak ndalesa, duke arritur që të ngjitej në finish deri në vendin e dytë të renditjes, përpara shokut të tij të skuadrës, Sebastian Grossjean.I shkëlqyer me Sauber, gjermani Hulkenberg, i cili ndonëse me një makinë inferiore arriti të linte pas dy ish-kampionë bote, Hamiltonin me Mercedes dhe Fernando Alonson me Ferrari.Për “kokëkuqen” problemet vazhdojnë të thellohen, ndërsa Ferrari duket gjithmonë e më shumë inferiore jo vetëm ndaj Red Bull, por edhe ndaj makinave si Mercedes apo Lotus.Ndërkohë, përfunduan në pikë edhe Rosberg, i shtati, ndjekur nga Button, Massa e Perez.Pas kësaj gare, e cila njohu Vettel me suksesin e tretë radhazi, Formula 1 zhvendoset në pistën e Japonisë, ku do të garohet javën e ardhshme.Renditja e dhjetë vendeve të para në Çmimin e Madh të Koresë1. Vettel Red Bull-Renault 1h43:13.7012. Raikkonen Lotus-Renault + 4.2s3. Grosjean Lotus-Renault + 4.9s4. Hulkenberg Sauber-Ferrari + 24.1s5. Hamilton Mercede + 25.2s6. Alonso Ferrari + 26.1s7. Rosberg Mercedes + 26.6s8. Button McLaren-Mercedes + 32.2s9. Massa Ferrari + 34.3s10. Perez McLaren-Mercedes + 35.1sRenditja e pilotëve pas garës së KoresëPike Piloti272 Vettel195 Alonso167 Raikkonen161 Hamilton130 Webber122 Rosberg89 Massa72 Grosjean58 Button31 Hulkenberg.....Renditjae konstruktorëvePikë Skuadra402 Red Bull284 Ferrari283 Mercedes239 Lotus81 McLaren62 Force India31 Sauber31 Toro-Rosso1 Williams