Barca di të luajë edhe pa Messin
Barcelona është kthyer nga disavantazhi prej një goli për të shënuar katër herë në portën e Levantes në takimin e zhvilluar në Camp Nou.Pavarësisht se rrallëherë e prekën topin në dhjetë minutat e para, mysafirët kaluan befasisht në epërsi me anë të Javi Guerras (10’).Mirëpo, shumë shpejt Alexis Sanchez e barazoi rezultatin pas asistimit të Tellos (14’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.
Në fillim të pjesës së dytë, Neymar përsëri dërgoi një top te Tello, ai asistoi te Xavi dhe mjeshtri i mesfushës u regjistrua në listën e golashënuesve (52’).Alexis realizoi edhe golin e dytë personal (64’) pas një aksioni mirë të organizuar të vendasve, ndërsa asistues i fundit ishte Neymar.Braziliani më në fund shënoi golin e merituar, ndërsa Sanchez ia ktheu favorin duke mos u treguar egoist në asnjë moment (70’).Barcelona është në krye të La Ligas me 24 pikë pas tetë xhirosh, tre më shumë se Atletico Madridi që të dielën luan ndaj Celta Vigos.