Europa League, fitojnë Inter dhe Lazio

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, që zhvillohen të martave e të mërkurave, “liga e dytë”, përkatësisht ekipet pjesëmarrëse në Europa League i zhvilluan apo po i zhvillojë ende takimet. Ekipi anglez Tottenham barazoi si mysafir në Athinë me skuadrën gereke Panathinaikos, derisa ekipet italiane Inter i Milanos shënoi fitore si mysafire kundër Neftchi, ndërsa Lazio u mundua mjaft për të siguruar një fitore minimale kundër mariborit të Sllovenisë. Lorik Cana luajti në këtë ndeshje dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-të.

Samuel Eto`o, shënoi dy gola (njërin nga penalltia) për fitoren e ekipit rus Anzhi kundër zviceranëve të Young Boys.

Rezultatet:

Anzhi -Young Boys 2:0

Basel -Genk 2:2

Videoton -Sporting Lisbon 3:0

Neftchi-Inter 1:3

Rubin Kazan -Partizan Beog. 2:0

Ironi Kiryat-Lyon 3:4

Sparta Prague -Athletic Bilbao 3:1

Lazio -Maribor 1:0

Panathinaikos - Tottenham 1:1

Metalist -Rapid Vienna 2:0

Rosenborg -Leverkusen 0:1

Hannover -Levante 2:1

Helsingborg -Twente 2:2

Ndeshjet e tjera kanë filluar në orën 21:05.