Bundesliga, java rezervon dy sfida ferri për Bayernin dhe Dortmundin
Java e 8-të e Bundesligës ka nisur mbrëmë në takimin mes Hanoverit dhe Herthes së Berlinit, e cila dhuroi emocione deri në sekondat e fundit, me të dyja skuadrat që kërkuan të merrnin maksimumin e pikëve.Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 23-të, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga hungarezi Hushti. Mbrojtja mike nuk largon topin dhe Shulz përfiton duke shënuar.Presioni i vazhdueshëm i Herthës u shpërblye me gol 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. I sapofuturi në lojë Ronni, ekzekutoi saktë një goditje dënimi, që përfundoi në trekëndësh.Ndërkohë sot do të zhvillohen një pjesë e madhe e të gjitha ndeshjeve të kësaj jave. Supersfida e javës do të jetë ajo mes Leverkusenit dhe Bajernit të Mynihut në një duel që gjithmonë ka dhuruar spektakël.Aspirinat do të tentojnë të marrin një fitore të madhe për të kaluar në krye të renditjes, ndërsa bavarezët kërkojnë suksesin e radhës.Një tjetër ndeshje e bukur pritet të jetë edhe ajo mes Borusia Mynchgladbah dhe Dortmundit. Vendasit të gjendur në mesin e tabelës shquhen për ndeshje të bukura ndaj skuadrave të mëdha dhe të njëjtën gjë do të tentojnë edhe ndaj verdhezinjve.Skuadra e Klopp nga ana tjetër ka vetëm një synim, 3 pikë dhe të përfitojë nga përballja mes Leverkusen dhe Bayernit. Java e 8-të do të mbyllet të dielën me takimin mes Freiburgut dhe Enitratit.