Tata: Nuk fshihemi pas dëmtimit të Messit

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të mos e shfrytëzojnë dëmtimin e Lionel Messit në rast të paraqitjeve të dobëta. Argjentinasi momentalisht është jashtë përbërjes për shkak të lëndimit të pësuar ndaj Almerias dhe përkundër faktit se Barcelona e mposhti Celticun, trajneri thotë se 26-vjeçari nuk duhet të shfrytëzohet si arsyetim."Nuk mendoj se ekziston një ekip që mund të luajë më mirë pa lojtarin më të mirë në botë. Por, ne duhet të sigurohemi që të mos fshihemi prapa lëndimit të tij, por ne do të luajmë edhe më mirë pa Messin në fushë. Kjo është e garantuar".Trajneri i balugranve shpreson që në ndeshjet në vijim, skuadra të arrijë të fitojë të gjitha deri në derbin ndaj Realit."Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Duhet të fitojmë në Valadollit me një lojë shumë të mirë për t'i dhënë më shumë vlerë asaj që bëmë në Gllasgou në Champions Ligë. Valadolid do të bëjë gjithcka për të na e vështirësuar punën, sikurse çdo kundërshtar tjetër i yni."Në fund ai pranoi se ekipi i tij ka nevojë për shumë punë."Ka hapësirë për t'u përmirësuar, ekipi po përmirësohet. Ne kemi bërë progres që nga ndeshja e parë dhe unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë hap në drejtim të gabuar. Ne duhet të synojmë shumë te fitoret".Martino e la të hapur mundësinë e aplikimit të rotacionit në skuadër, duke parë kalendarin e ngjeshur ndërsa u shpreh i kënaqur me formën që po shfaq në stërvitje Karles Pyjol, i cili pritet të aktivizohet gradualisht pas dy-tre ndeshjesh.