Ribery: Punoj më shumë se Messi dhe Ronaldo

Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Franck Ribery, beson se ai punon më shumë në fushë se sa rivalët e tij për çmimin FIFA Topi i Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Francezi luajti rol kyç në tripletën historike të Bayernit sezonin e kaluar dhe po tregon formë impresive në muajt e parë të sezonit të ri, duke e shndërruar veten në favorit për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit."Krahasuar me ta, unë punoj shumë më fuqishëm. Unë bëj shumë më shumë mbrojtje se Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe ofroj më shumë asist. Do të ishte fantastike të fitosh FIFA Topin e Artë. Unë kam edhe më shumë vetëbesim se më herët dhe kjo tregohet në fushë. Unë jam në kulmin e lojës time dhe shënoj shumë gola. Vërtet po kënaqem me veten në fushë".Franck Ribery fitoi para pak kohësh trofeun e lojtarit më të mirë të UEFA-s për sezonin e kaluar dhe tani synon Topin e Artë që është fituar tre herë radhazi nga Lionel Messi, që kur trofeu u shkri me çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë në botë.