Pellegrini: Hart ka besimin tonë
Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini, ka përkrahur Joe Hartin që të rigjejë formën e mirë të tij pas paraqitjeve të dobëta në Premier Ligë dhe ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve. Hart ka pasur vështirësi të ndjeshme, duke bërë disa gabime amatoreske, përfshirë dhe eurogolin e Franck Riberys në fillim të takimit në Ettihad Stadium. Por, Pellegrini ka mbrojtur portierin e tij të parë duke e motivuar atë."Natyrisht se ai ndihet shumë keq, pasi nuk arriti të luante mirë. Ne shpresojmë se ai do të rikuperohet. Jo e di se ai duhet të përmirësohet, por ai e di se e ka besimin tonë".Siti ka humbur dy ndeshje që pas derbit ndaj Manchesterit dhe Pellegrini e di mjaft mirë që ka shumë gjëra për të përmirësuar."Të gjitha ndeshjet janë të ndryshme, por ne kemi luajtur shumë keq ndaj Bajernit. Nuk ishte dita jonë dhe të tre golat ndikuan shumë keq te ne. Ne duhet të kemi më shumë pikë në kampionat. Nuk është për ne një rezultat i mirë barazimi. Nëse dëshirojmë të fitojmë premier League nuk mund të marrim 1 pikë në tre ndeshje. Ne do të shkojmë në Londër në dy ndeshjet e tjera dhe shpresojmë të bëjmë ndeshje sa më të mira".Kjo javë ka qenë një ferr i vërtetë për Xho Hart dhe Manchster Sitin që kanë humbur dy sfida ndaj Aston Vilës dhe Bajernit, ndërsa portieri anglez është fajësuar së tepërmi për dy golat që pësoi ndaj Kampioneve të Evropës. Gjithsesi klasi dhe talenti i tij nuk mund të vihen në diskutim.